Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe sot sistemi i blerjes së biletave jashtë funksionit

Edhe sot sistemi për blerjen e biletave online për ndeshjen Angli Kosovë është jashtë funksionit.

Ky sistem ka zhgënjyer në masë të madhe tifozët e Kosovës, pasi shumë pak prej tyre nuk kanë arritur që të sigurojnë një biletë në këtë mënyrë, transmeton Koha.net.

Faqja ka rënë nga sistemi ende pa nisur shitja e biletave, që ishte caktuar për ditën e djeshme nga ora 16:00, e as sot ende nuk është funksional.

Tifozë të shumtë kanë kritikuar këtë mënyrë të shitjes së biletave, përmes faqes Tiks.app, pasi për ta ka qenë pothuajse e pamundur që të sigurojnë ato.