Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe Reali në garë për Olmon

Real Madridi është gati ta rivalizojë Barcelonën për ta transferuar futbollistin spanjoll të Lepzigut, Dani Olmo.

Vetë reprezentuesi i Spanjës ka shprehur interesim ta vazhdojë karrierën në vendlindje. Me skuadrën gjermane, futbollisti 23-vjeçar ka kontratë deri në verën e vitit 2024.

Ai te Lepzigu u transferua në janar të vitit 2020 nga skuadra kroate, Dinamo Zagreb.

Në dy ndeshje të këtij edicioni në Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve, ka kontribuar me një asistim.

Artikuj të ngjashëm