Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe Reali pas Olmos

Reali Madridi po e rivalizon Barcelonën për transferimin e reprezentuesit të Spanjës, Dani Olmon.

“El Nacional” ka shkruar të enjten se Reali tashmë ka bërë ofertë zyrtare për sulmuesin e skuadrës së Leipzigut.

Reali ka kërkuar huazimin e Olmos në janar me detyrim të blerjes së tij në fund të sezonit.

Olmo 23-vjeçar është i gatshëm të largohet nga ekipi gjerman për të luajtur në La Liga dhe te Reali po shpresojnë ta bindin që të transferohet në “Santiago Bernabeu”.

Ai këtë sezon ka pasur telashe me lëndime dhe ka vetëm gjashtë paraqitje për Leipzigun, ekip me të cilin kontratë deri në vitin 2024.