Pas Barcelonës edhe Bayern Munichu e Real Madridi, janë futur në garë për shërbimet e mesfushorit ofensiv, Dani Olmo. “Marca” bën të ditur se Olmo pritet të largohet nga Leipzigu në fund të këtij sezoni, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2024.
Mësohet se kartoni i tij vlerësohet mbi 30 milionë euro, ndërsa konkurrenca është e fortë për transferimin e tij.
24-vjeçari prej vitit 2020 është pjesë e ekipit gjerman, të cilit iu bashkua nga Dinamo Zagrebi. Këtë sezon, Olmo ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar 6 herë në 20 ndeshje të luajtura në të gjitha garat. Ai ka edhe 30 paraqitje e 6 gola të shënuar për Spanjën.