Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe një humbje për pingpongistin e Kosovës në Evropian

Pingpongisti më i mirë i Kosovës, Fatih Karabaxhak, ka humbur edhe një meç në Kampionatin Evropian që po mbahet në Munih të Gjermanisë. Karabaxhak të martën në kuadër të fazës grupore pësoi nga garuesi i Austrisë, David Serdaroglu me rezultatin 3:0 në sete.

Pingpongisti i Austrisë ishte bindshëm duke fituar me rezultatin 11:5, 11:2 dhe 11:5. Meçi zgjati 11 minuta. Karabaxhak ka regjistruar vetëm humbje në Evropian. Pos në konkurrencë individuale ka humbur edhe në çifte dhe në çifte të përziera. Të martën është dashur të garojë edhe Linda Zeqiri. Por ajo nuk është paraqitur për duelin ndaj Katerina Tomanovskas (Çeki) dhe ka humbur pa lojë. Edhe Zeqiri ka vetëm humbje.