Rafinha Alcantara mund të largohet në këtë afat kalimtar nga Barcelona, me Italinë destinacionin e mundshëm.
Mediat italiane raportojnë se pas Interit në garë për të ka hyrë edhe Milani, transmeton Koha.net.
Oferta e gjigantit italian pritet të jetë që Rafinha të transferohet në San Siro në formë huazimi për një sezon me mundësi blerje.
24 vjeçari në 78 paraqitje për Barcelonën ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 8 asiste.