Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rafinha drejt gjigantit anglez

Catalunya Radio raporton se mesfushori i Barcelonës, Rafinha mund ta vazhdojë karrierën në Premier Ligë.

Sipas këtyre raporteve thuhet se për të ka shprehur interesim Arsenali, që është i gatshëm t’i jap hapësirë brazilianit, që është kërkesa e tij kryesore, transmeton Koha.net.

Rafinha gjithashtu kërkohet nga Celta Vigo e Interi.

Ai mund të lejohet të largohet edhe në huazim, me të drejtë blerje në verë për 20 milionë euro.