Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe një dështim për Shiffrinin

Skitarja amerikane Mikaela Shiffrin edhe njëherë nuk ka arritur rezultatin që ka dashur në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

Pasi dështoi në sllallom dhe sllallom të madh, gara që nuk i përfundoi fare, Shiffrin garoi të premten në super-G. Megjithatë, edhe në këtë disiplinë nuk pati rezultat të kënaqshëm. Shiffrin përfundoi e nënta në garën që triumfoi zvicerania Lara Gut-Behrami.

Për Shiffrinin këto Lojëra janë zhgënjim i madh duke pasur parasysh se ajo i ka fituar tri medalje olimpike në të shkuarën, përfshirë këtu dy të arta.

Artikuj të ngjashëm