Skuadrat kosovare të basketbollit vazhdojnë me angazhimin e lojtarëve amerikanë.
Është KB Peja që të hënën ka njoftuar për transferimin e një tjetër amerikani. Peja ka angazhuar Stephan Maxwellin, që sipas njoftimit do të luaj prej xhiros së ardhshme.
“Maxwell ka luajtur në ligat elitare të Kanadasë, Finlandës, Portugalisë dhe Izraelit. Është paraqitur edhe në ligën e dytë spanjolle që është shumë kompetitive”, ka njoftuar Peja. 28-vjeçari është i gjatë 201 centimetra, ndërsa luan krah-qendër.
Artikuj të ngjashëm