Golden Eagle Ylli ka vazhduar me kompletimin e skuadrës për edicionin e ri të Superligës së Kosovës në basketboll.
Skuadra nga Suhareka ka njoftuar të shtunën se ka firmosur me amerikanin Tamas Bruce. Bruce është 25-vjeçar, i gjatë 202 centimetra dhe luan afër koshit. Pas karrierës në NCAA me Aarkansas University, ai luajti në Argjentinë e Armeni. Në janar të vitit 2020 firmosi me Lipjanin dhe kishte statistika impresive. Në tetë ndeshje luajti me mesatare prej 27,6 pikë e 12,6 kërcime. Edicionin e kaluar luajti në Tunizi.
Pasi fitoi titullin, Ylli vazhdoi bashkëpunimin edhe për dy vjet me trajnerin Adis Beçiragiq. Ka angazhuar Mikaile Tmushiqin, Barret Bensonin, Ardit Pepajn, Rashun Davisin. Për dy vjet e ka vazhduar kontratën me Erjon Kastratin.