Pas Real Madridit edhe Manchester Unitedi ka shprehur interesim për trajnerin italian Massimiliano Allegri, përcjellin të martën mediumet angleze.
Allegri te Manchesteri shihet si zëvendësim ideal për norvegjezin Ole-Gunnar Solskjaer, i cili pritet të shkarkohet për shkak të rezultateve të dobëta këtë edicion, transmeton Koha Ditore.
Mësohet se krerët e ekipit anglez tashmë kanë kontaktuar Allegrin, i cili prej përfundimit të edicionit të shkuar është i papunë pas largimit nga Juventusi. Allegri 52-vjeçar, në pesë edicionet e fundit ka fituar pesë tituj kampioni me Juventusin dhe është ndër trajnerët më të suksesshëm në Serie A.
Manchester Unitedi, aktualisht është në pozitën e tetë në tabelë me gjashtë pikë të tubuara pas gjashtë ndeshjeve të luajtura në Premier League. Krahas Manchesterit, interesim për Allegrin ka treguar edhe ekipi i Real Madridit.