Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini, është shfaqur si kandidat për të marrë drejtimin e skuadrës së Manchester United nga vera e vitit të ardhshëm, raportoi të martën “The Telegraph”.
Ralf Rangnick do ta drejtojë Unitedin deri në fund të këtij edicioni, por te skuadra angleze janë në kërkim të një trajneri që do ta zëvendësojë Ole Gunnar Solskjaerin e larguar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMancini ka punuar në Angli në të kaluarën. E udhëhoqi drejt titullit në Premier League në stinorin 2011/2012 Manchester Cityn, rivalin e Unitedit.
Mancini me Italinë ka fituar kampionatin Evropian të mbajtur në verën e këtij viti.