Pas Real Madridit e Barcelonës, interesim për mesfushorin e Napolit kanë shfaqur edhe skuadrat nga Premier League.
“The Sun” ka bërë të ditur të hënën se Arsenali dhe Newcastle Unitedi janë futur në garë për mesfushorin spanjoll. Ruiz pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të verës nga Napoli dhe ekipi italian për ta lënë të lirë po kërkon të paktën 40 milionë euro. Te Napoli tashmë janë pajtuar me largimin e Ruizit, i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm.
26-vjeçari ishte ndër mesfushorët më të dalluar në Serie A, me 7 gola e katër asistime në 32 paraqitje. Ai është pjesë e Napolit prej vitit 2018, kur iu bashkua nga Real Betisi.