Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi dhe Arsenali pas Ruzit

Fabian Ruiz mund të largohet nga Napoli në fund të këtij edicioni. Mediat italiane kanë bërë të ditur se për shërbimet e mesfushorit të Napolit interesim kanë shprehur Manchester Unitedi dhe Arsenali.

25-vjeçari ka kontratë me Napolin deri në vitin 2023 dhe nuk ka nisur ende bisedimet për vazhdimin e kontratës.

Këtë situatë po mundohen ta shfrytëzojnë ekipet angleze për ta bindur lojtarin të transferohet në Premier League.

Manchester Unitedi dhe Arsenali thuhet se janë të gatshme të dërgojnë një ofertë rreth 50 milionë euro për spanjollin.

Për Ruizin interesim ka shprehur edhe Barcelona.

Artikuj të ngjashëm