Borussia Dortmundi tani ka pikë të njëjta me Bayern Munichun dhe Union Berlinin në krye të tabelës. Dortmundi të dielën mbrëma fitoi në shtëpi kundër Hertha Berlinit me rezultatin e thellë, 4:1.
Ishte ndeshje e xhiros së 21-të të Bundesligës gjermane. Dortmundi që e shënoi fitoren e shtatë rresht që prej rikthimit nga pushimi dimëror, krijoi epërsi prej dy golave pas gjysmë ore lojë. Në minutën e 27-të shënoi Karim Adeyemi, kurse Donyell Malen realizoi në minutën e 32-të.
Lucas Tousart i mysafirëve shënoi dy minuta pas pushimit për 2:1. Marco Reus në minutën e 76-të dhe Julian Brandt në minutën e 90-të, vulosën çështjen e fituesit në këtë ballafaqim. Bayerni, Dortmundi dhe Union Berlini tani kanë nga 43 pikë në 21 ndeshje. Freiburgu është i katërti me 40 pikë.
Hertha Berlini mbetet në pozitën e parafundit me 17 pikë.