Pas Real Madridit, në garë për mesfushorin Bruno Guimaraes është futur edhe skuadra e Chelseat. “Givemesport” ka raportuar të hënën se Chelsea po synon transferimin e brazilianit në fund të këtij sezoni.
Bruno është njëri prej lojtarëve kryesorë te Newcastle Unitedi, ekip që po refuzon të gjitha ofertat për të. 24-vjeçari ka dy gola e po aq asistime në nëntë paraqitje në Premier League, ndërsa është pjesë e Newcastlet prej fillimit të këtij viti kur iu bashkua nga Lyoni.
Reprezentuesi i Brazilit ka kontratë me ekipin anglez deri në verën e vitit 2026.