Chelsea i është bashkuar Manchester Cityt në garën për ta blerë yllin e Athletic Bilbao-s, Aymeric Laporte.
ESPN shkruan se ‘Blutë’ e Londrës janë të interesuar për futbollistin e Bilabaos, i cili është njëri ndër lojtarët kryesor tek skuadra spanjolle, transmeton kp.
Menaxheri i ‘Qytetarëve’, Pep Guardiola prej kohësh synon ta bind 22 vjeçarin që të transferohet në ‘Etihad Stadium’, por tani garës për Laporten i ka hyrë edhe Chelsea, pasi që trajneri i kësaj skuadre, Antonio Conte e ka identifikuar spanjollin si zëvendësim për John Terryn.
Kujtojmë se Laporte vitin e kaluar ka nënshkruar kontratën e re katër vjeçare me Bilbaon, dhe thuhet se ka një klauzolë lirimi prej 54.6 milionë funte në kontratën e tij.