Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe 89-shi nis përgatitjet

Trepça ’89 është në mesin e shumë skuadrave të Superligës së Kosovës që tashmë ka filluar përgatitjet për sezonin pranveror.

Ekipi mitrovicas ka njoftuar të enjten se tashmë lojtarët kanë filluar fazën e parë të stërvitjeve, e cila do ta mbahet në fushën me bari sintetik “Erion Kajtazi”.

Kjo fazë do të zgjasë deri më 16 janar, datë kjo kur 89-shi do të zhvendoset në Durrës të Shqipërisë për të vijuar përgatitjet.

Krahas përgatitjeve, Trepça ’89 në Shqipëri do t’i zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore.