Ish-sulmuesi i Përfaqësueses së Italisë, Eder e ka vazhduar karrierën në Itali. Ai te premten i është bashkuar skuadrës braziliani Sao Paulo, me të cilën ka firmosur kontratë deri në dhjetor të vitit 2022.
Eder 34-vjeçar te Sao Paulo është transferuar si lojtar i lirë pasi së fundi ka shkëputur kontratën me skuadrën nga Kina, Jiangsu Suning.
Eder është lindur në Brazil por e ka përfaqësuar Italinë duke regjistruar 26 ndeshje dhe realizuar gjashtë gola.
Ai ka 245 paraqitje në Serie A dhe ka shënuar mbi 60 gola pasi ka qenë pjesë e skuadrave si Empoli, Cesena, Brescia, Inter e Sampdoria.
Eder prej verës së vitit 2018 ka luajtur në Kinë, ku sezonin e kaluar e ka fituar titullin e kampionit me Jiangsu Suningun.