Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

E arritura e kapitenit i jep forcë kampiones për derbi

Tepër rrallë futbollistët në Kosovë shënojnë ndeshjet jubilare. Madje në pak raste janë mbajtur shënime për të ditur se cilat janë ndeshjet e veçanta për futbollistët e veçantë, shkruan sot Koha Ditore.

Por kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Trepça '89 me gjasë mban shënime të tilla. 89-shi të premten ka njoftuar se ndeshja e së dielës ndaj Prishtinës është e veçantë për ikonën e klubit, kapitenin Shpëtim Idrizi. 35-vjeçari ndaj Prishtinës do të luajë ndeshjen e 590-të për Trepçën '89.

Për afro dy dekada "xehetarët" kanë frymuar me Idrizin. Ai ishte lider i skuadrës në fushë. I tillë vazhdon të jetë ende. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm