Skuadra e Trepçës ’89 e fitoi ndeshjen e vështirë ndaj Dritës me rezultatin 1:0, dhe ky fakt e gëzon shumë trajnerin e skuadrës nga Mitrovica.
Trajneri Shpëtim Idrizi ka thënë se skuadra ka afruar disa lojtarë të cilët kanë përvojë të madhe dhe do t’u ndihmojnë në arritjen e objektivave.
“Para se të flas për ndeshjen, dua që këtë fitore t’ia dedikoj ish-lojtarit tonë Erion Kajtazit, i cili do të jetë përherë në zemrat tona. Sa i përket ekipit, kemi pasur ngecje në stinorin e kaluar, por sot u pa përvoja e madhe e Ahmet Halitit, kur Drita kishte posedimin e topit. Me përvojën e tij dhe angazhimin e të tjerëve arritëm që të shënonim gol. Dua t’i përgëzoj të gjithë për angazhimin”, është shprehur Idrizi.