Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Superliga nis pa një kampion të madh

Kjo verë ka dalluar shumë prej atyre të kaluarave për Shpëtim Idrizin. Për afro dy dekada Idrizi ka shfrytëzuar verën për t'u përgatitur me skuadrën për edicionin e ri të garave në futbollin kosovar. Këtë herë ishte më ndryshe. Ai ishte i angazhuar në stërvitje, por për të përgatitur të tjerët. Jo veten.

Idrizi, kapiteni shumëvjeçar dhe ikona e Trepçës '89 është përshëndetur nga futbolli i luajtur. I ka dhënë fund karrierës si lojtar. Bëhet fjalë për një karrierë të gjatë me rënie-ngritjet e saj të zakonshme, por një karrierë e veçantë dhe me shumë suksese rrugës. Ai ishte prej figurave kryesore të kampionatit të Kosovës për një kohë të gjatë, shkruan sot Koha Ditore.

Ishte lojtar i respektuar nga të gjithë, bashkëlojtarët, ekipet rivale, arbitrat, zyrtarët e Federatës e tifozët. U dallua për angazhimin e madh në fushë, për të majtën e fuqishme e për golat e bukur nga distanca. Me largimin e tij shumë gjëra do t'i mungojnë Trepçës '89, skuadër te e cila ishte kapiten për vite të tëra.

Të premten, kur lojtarët po përgatiteshin për nisje të edicionit të ri, Idrizi ka folur për ndjenjën e vështirë të pensionimit.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)