Sport

E ardhmja e Rashfordit e pasigurt te Manchester Unitedi

Marcus Rashford nuk ka marrë ende një përgjigje zyrtare se a do të jetë pjesë e Manchester Unitedit për edicionin e ri.

Sulmuesi anglez ka nisur stërvitjet me ekipin, por nuk dihet nëse do të jetë pjesë e tij për kampionatin e ri.

Forma e anglezit edicionin e shkuar ka bërë që trajneri Erik ten Hag të mos vendosë ende për të.

Kontrata e Rashfordit me “Djajtë e Kuq” skadon në vitin 2023 dhe palët nuk kanë nisur ende bisedimet për vazhdimin e saj.