Ousmane Dembele do të largohet nga Barcelona më 30 qershor.
Sipas “Diario Sport” një gjë e tillë pritet të ndodh nëse nuk do të ketë një kthesë radikale në zhvillime.
Dembele dëshiron të qëndrojë te Barcelona dhe klubi është i interesuar që ai të rinovoj. Por diferenca financiare kur bëhet fjalë për atë që kërkohet dhe çfarë mund të jepet mes dy palëve, është e rëndësishme.
Një takim vendimtar është planifikuar këtë javë. Por burime pranë klubit janë pesimistë se do të arrihet një marrëveshje.
Dembele ka luajtur 150 ndeshje për Barcelonën. Ai ka kontribuar me 32 gola dhe 34 asistime.