Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

E ardhmja e Bastonit, ende e paqartë

Alessandro Bastoni futbollist i FC Interit

Alessandro Bastoni ka thënë se dëshiron të luajë nën drejtimin e Antonio Contes, por edhe ka theksuar se është i lumtur tek Interi.

Conte dëshiron me çdo kusht që ta ketë atë në fazën përgatitore dhe të ribashkohet me Bastonin, futbollistin të cilin e kishte stërvitur para se të largohej.

Bastoni kishte shkëlqyer nën drejtimin e Contes dhe kishte marrë rol kyç në mbrojtjen e “nerazzurrëve”, kur Interi e fitoi titullin e parë në Serie A pas 11 vjetësh.

Forma e Bastonit me Conten bëri që të marrë thirrje edhe nga Italia, përfaqësuese me të cilën ka luajtur në 12 ndeshje. Një nga ato ishte në Evropianin 2020, kur Italia ngriti lartë trofeun pas fitores ndaj Anglisë në penallti.