Sulmuesit Paulo Dybala dhe Alvaro Morata, janë kthyer në stërvitje të mërkurën te Juventusi pas lëndimeve që i pësuan më 26 shtator në ndeshjen kampionale ndaj Sampdorias.
Bëhet e ditur se si Dybala ashtu edhe Morata, kanë stërvitur ndaras nga pjesa tjetër e grupit dhe gjasat janë të mëdha që të jenë të gatshëm për ndeshjen kundër Romës, që luhet të dielën mbrëma.
Morata ka shënuar tri gola këtë edicion në shtatë ndeshje, ndërsa Dybala në gjashtë paraqitje ka tri gola e dy asistime.
Dueli mes Juventusit dhe Romës, luhet të dielën prej orës 20:45 në Torino dhe i takon xhiros së shtatë në Serie A. Juventusi është i shtati në tabelë me 11 pikë, katër më pak se Roma që zë vendin e katërt.
Artikuj të ngjashëm