Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dybala do t’i bashkohet Interit

Paulo Dybala do të largohet nga Juventusi, por jo edhe nga kampionati italian. “Gazzetta dello Sport” ka raportuar të mërkurën se Dybala do t’i bashkohet Interit në fund të sezonit.

Marrëveshja mes palëve në parim është arritur dhe do të bëhet zyrtare në fund të këtij muaji kur edhe përfundon edicioni në Serie A.

Dybala tek Interi do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në verë i skadon kontrata me Juventusin.

28-vjeçari këtë edicion ka shënuar 14 gola dhe ka bërë gjashtë asistime në të gjitha garat për Juventusin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2015 nga Palermo.