Paulo Dybala ka arritur marrëveshje personale me Interin.
Mediat italiane kanë bërë të ditur, të martën, se sulmuesi argjentinas është pajtuar me kushtet e ofruara nga klubi zikaltër dhe kanë mbetur vetëm detajet për të finalizuar marrëveshjen.
Dybala pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me ekipin italian.
Argjentinasi te Interi do të transferohet si futbollist i lirë pasi i skadon kontrata me Juventusin.