Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dybala vendos t’i bashkohet Interit

Paulo Dybala ka arritur marrëveshje personale me Interin. “Gazzetta dello Sport” ka bërë të ditur se sulmuesi argjentinas ka pasur një takim me krerët e klubit dhe parimisht është pajtuar me kushtet e ofruara.

Interi i ka ofruar kontratë pesëvjeçare me pagë të lartë për ta bindur sulmuesin të transferohet këtë verë.

Dybala në fund të këtij muaji do të largohet si futbollist i lirë pasi i skadon kontrata me Juventusin.

Në garë për Dybalan janë edhe Tottenhami dhe PSG-ja.