Kampioni në fuqi i Italisë, Interi, edhe zyrtarisht i ka ofruar kontratën sulmuesit të Juventusit, Paulo Dybalas, që në fund të sezonit do të jetë futbollist i lirë.
“Gazzetta dello Sport” ka njoftuar se Interi i ka ofruar Dybalas pagë vjetore prej gjashtë milionë eurosh, më pak sesa aktualisht merr te Juventusi. Dybala ka pagë prej shtatë milionë eurosh te Juventusi, por te Interi pagën e tij e kanë barazuar me lojtarët më të paguar në klub – Nicolo Barella, Marcelo Brozoviq e Lautaro Martinez.
Interi është favorit për ta transferuar Dybalan, por argjentinasi ka kërkuar edhe pak kohë përpara se të marrë vendim përfundimisht për të ardhmen e tij.
28-vjeçari është pjesë e Juventusit prej vitit 2015, kurse këtë edicion ka shënuar 14 gola në 34 ndeshje në të gjitha garat.