Basketbollistët e skuadrës kampione të NBA-së, Golden State Warriors, jo vetëm që humbën nga Memphis Grizzlies, por humbën edhe gjakftohtësinë e tyre në çastet e fundit të takimit.
Dy superyjet Stephen Curry e Kevin Durant u përjashtuan 43 sekonda pa mbaruar ndeshja e të shtunës mbrëma, duke u përkujdesur për një fund të përshtatshëm të një nate frustruese ku Warriorsat pësuan 111:101 në udhëtim në Memphis, përcjell Koha Ditore shkrimin e AP.
"Xhepat e mi do të jenë sigurisht më të ngushtë", ka thënë Curry për përjashtimin e tij, pasi kishte menduar se ishte faulluar dhe hodhi mbrojtësen e gojës në shenjë proteste.
Durant u sigurua për ndëshkim tjetër te Warriorsat pasi u duk se kishte bërë sjellje fyese në drejtim të tifozërisë së Memphisit.
Marc Gasol me 34 pikë e 14 kërcime ishte më efikasi te Memphisi...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.