Sport

Golden State po vuan, por e ardhmja nuk duket e errët

U deshën vetëm gjashtë ndeshje që storia e Golden State Warriorsit të ndryshojë. Në një periudhë 288 minutëshe, skuadra ra nga maja e ligës për në bodrum, një fat mizor për skuadrën që konsiderohet si një prej më të mirave që ka luajtur ndonjëherë në NBA.

Kjo nisi në serinë finale të NBA-së stinorin e kaluar, kur në ndeshje rresht humbi nga Kevin Durantin dhe Klay Thompsonin për shkak të lëndimeve, duke shkatërruar shpresat për titull kampioni dhe duke u varur plotësisht te Stephen Curry në stinorin e ri, shkruan sot Koha Ditore.

Goditja e radhës erdhi të mërkurën mbrëma. Kur kishin mbetur tetë minuta e 31 sekonda për të luajtur në çerekun e tretë në ndeshjen kundër Phoenix Suns, Curry u përplas me Aron Baynesin gjatë një depërtimi dhe australiani Baynes ra keq në dorën e yllit të Golden Statet. Ishte një aksion fatkeq, që e la Curryn me dorën e majtë të thyer. Ai do të mungojë së paku tre muaj për shkak të lëndimit, që nënkupton se do të jetë jashtë deri në shkurt, duke humbur së paku 45 ndeshje.

Tash Golden State Warriorsi, skuadër që ka arritur në finale të NBA-së në pesë stinorë rresht, duke fituar tre tituj, ka mbetur inferior. Por pronari i Golden Statet, Joe Lacob, insiston se lojtarët do të luftojnë në maksimum dhe do të shfrytëzohet ky rast për të zhvilluar lojtarët e rinj.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)