Superlojtari i Golden State Warriors, Stephen Curry ka thyer dorën nga rrëzimi i djeshëm gjatë ndeshjes ku humbën 121-110 ndaj Phoenix Suns.
Lëndimi i Curryt, i cili dy herë është zgjedhur si lojtari më i vlefshëm në NBA, ka ndodhur gjatë çerekut të tretë të kësaj ndeshje, transmeton Koha.net.
Skanimi me rreze X ka konfirmuar thyerjen e dorës, ndërsa nga klubi nuk kanë treguar se kohë do t’i duhet 31 vjeçarit për tu shëruar.
Mposhtja në San Francisco do të thotë se Warriors kanë fituar një e kanë humbur 3 nga 4 ndeshjet e luajtura gjithsej gjatë këtij sezoni.