Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Golden State pëson humbjen më të thellë në shtëpi në 12 vite

Foto: The Athletics

Kampioni në fuqi i NBA-së, Golden State Warriors ka pësuar humbjen më të thellë në shtëpi që nga viti 2007.

Golden State të shtunën mbrëma u mposht nga Dallas Mavericksi me rezultat 126:91. Golden State ka pësuar humbjen e katërt këtë muaj, ndërsa ishte pushuar fundori Stephen Curry, transmeton “Koha Ditore”.

Luka Donçiq me 23 pikë ishte shënuesi më i mirë i Dallasit, ndërsa Dirk Nowitzki realizoi 21 pikë, prej tyre pesë trepikësha. Te Golden State më efikasi ishte Kevin Durant me 25 pikë.