Golden State Warriors mposhti skuadrën Dallas Mavericks 120:110 të enjten për t’u rikthyer në finalen e ligës NBA.
Pasi mungoi në dy vjetët e kaluar, Warriorsi siguroi finalet pasi triumfoi 4:1 në seritë e finaleve në Konferencën e Perëndimit.
Klay Thompson shkëlqeu me 32 pikë.
“Luftëtarët” janë skuadra e parë që arrijnë gjashtë finale në tetë vjet, që prej Chicago Bullsit në vitet e 90-ta.
Warriorsi është fitues i titujve në vitet 2015, 2017 dhe 2018, ndërsa u mposht në vitet 2016 dhe 2019.
Luka Donçiq realizoi 28 pikë për Dallasin, që në fund të çerekut të tretë pati seri 15:0.
Megjithatë, nuk ishin të mjaftueshme për ta shmangur disfatën në këtë ballafaqim.
Artikuj të ngjashëm