Sport

Dy tifozë të Liverpoolit që i shpëtuan katastrofës “Hillsborough”, u vetëvranë

Dy tifozë të Liverpoolit që i shpëtuan katastrofës “Hillsborough”, e kanë vrarë veten pasi skenat që u shfaqën në finalen e Ligës së Kampionëve në Paris, i kanë kthyer vite më parë.

Peter Scarfe nga Përkrahësit e Shpëtuar të Hillsboroughit, ka thënë në një ngjarje të hënën se dy prej atyre tifozëve i kanë marrë vetes jetën pas finales në “Stade de France” në muajin maj.

“Sportsmail” ka mësuar se tifozët, njëri 52 e tjetri 63-vjeçar, nuk ishin të pranishëm në finalen kundër Real Madridit.

Në fakt, shumë prej tifozëve që ishin në finalen e kryeqytetit francez, janë gjendur në situatë të rrezikshme, në tunele të ngushta, duke kërkuar hyrjen në stadium.

“Kujtimi i vitit 1989 u është kthyer atyre, sepse ngjarjet në ‘Stade de France’ kanë pasur shumëçka të përbashkët me atë të Hillsboroughit. Në të dyja rastet ka pasur lëvizje të turmave që ka shkaktuar shtypje të njerëzve”, ka thënë Scarfe.

Në katastrofën e Hillsboroughit vdiqën 97 tifozë të Liverpoolit.