Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dy sulmuesit e njohur nuk vazhdojnë me Arsenalin

Dy sulmuesit Eddie Nketiha dhe Alexandre Lacazette do të largohen nga Arsenali.

Të dy lojtarët nuk kanë pranuar vazhdimin e kontratës, e cila u skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

Lacazette pritet të transferohet në La Liga tek Atletico Madridi, me të cilën skuadër ka nisur bisedimet.

Ndërsa sulmuesi anglez Nketiah po kërkohet nga skuadra të njohura në Premier League.

Me largimin e këtyre dy lojtarëve, trajneri Mikel Arteta ka kërkuar nga klubi të sjellë përforcime.

Të dy lojtarët do të largohen me parametra zero.