Manchester Unitedi dhe Juventusi kanë hyrë në garë për Ousmane Dembelen.
Sipas të përditshmes “Mundo Deportivo” të dyja klubet kanë shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të Barcelonës.
23-vjeçari nuk ka vazhduar ende kontratën me katalunasit e cila i skadon në vitin 2022.
Barcelona për ta liruar lojtari po kërkon mbi 70 milionë euro
Dembele këtë edicion në 35 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë katër asistime.
Dembele është pjesë e Barcelonës që nga viti 2017 kur u transferua nga Dortmundi për 135 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm