Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dy skuadra gjermane pas Minguezas

Hofenheimi dhe Eintracht Frankfurti janë vënë pas 23-vjeçarit të Barcelonës, Oscar Minguezas.

Kështu është raportuar të enjten nga gazeta spanjolle “Mundo Deportivo”.

Kontrata e Minguezas me skuadrën nga Katalonja skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Barça mund të përfitojë nga shitja e tij 5 milionë euro.

Përveç dy skuadrave nga Bundesliga, për qendërmbrojtësin Mingueza interesim kanë shprehur edhe Celta Vigo, Mallorca, Elche dhe Getafe.