Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mingueza kërkohet nga Girona e Monza

Mbrojtësi i Barcelonës, Oscar Mingueza, po kërkohet nga Girona dhe Monza, ka shkruar të mërkurën mediumi spanjoll “Marca”.

Xavi nuk e dëshiron në ekip mbrojtësin spanjoll 23-vjeçar dhe Girona dëshiron t’i japë atij një mundësi tjetër në elitën e futbollit spanjoll.

Megjithatë, nuk është e gatshme t’i shpenzojë 10 milionë euro, aq sa kërkon klubi nga Katalonja.

Ndërkohë, Monza, skuadra italiane që u promovua sivjet në Serie A, është në garë për shërbimet e Minguezas, qendërmbrojtësit i cili luajti vetëm 19-të ndeshje në La Liga për Barcelonën në sezonin që lamë pas.

Artikuj të ngjashëm