Shinji Kagawa nuk po ka hapësira në skuadrën e Borussia Dortmund këtë sezon dhe lojtari po shqyrton mundësinë e largimit në muajin janar.
Për japonezin po interesohen Evertoni dhe West Hami që kërkojnë ta kthejnë atë në Premier Ligë.
Çmimi i Kagawas është 13 milionë euro dhe të dy ekipet angleze nuk e kanë problem të paguajnë këtë shifër për 29-vjeçarin, transmeton kp.
Kagawa ka luajtur në Premier Ligë për dy sezone nga 2012 deri më 2014, para se të rikthehej përsëri te Dortmundi.