Manchester Unitedi dhe Arsenali janë skuadrat e interesuara për sulmuesin e Romës, Tammy Abraham njofton “Corriere dello Sport”.
Të dy skuadrat thuhet se po e shohin sulmuesin anglez si përforcim ideal për edicionin e ri.
Abraham ka shkëlqyer sezonin e shkuar te Roma duke tërhequr vëmendjen e ekipeve të njohura evropiane.
Por 24-vjeçari do të mbetet te Roma të paktën edhe këtë edicion.
Është trajneri Jose Mourinho që ka bindur anglezin të mbetet pjesë e ekipit italian.