Një pistë e kërcimit për së gjati gjendet rreth 125 metra nga shtëpia e familjes Duplantis, ku është një dyshek për të rënë dhe është e ndriçuar.
Deri së fundi, ishte arenë për stërvitje për djalin më të ri të familjes, Armandin, transmeton Koha Ditore. Më 1 prill, në Texas Relays, ai kërceu 5.90 metra, që ishte rekord nacional i shkollës së mesme, rekord bote për junior dhe kërcimi më i lartë në çdo nivel në gara ndërkombëtare në ambient të hapur këtë stinor.
Një kërcim i kësaj lartësie në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro vitin e kaluar do të kishte mjaftuar për të fituar medaljen e bronztë.
Armand Duplantis - i njohur si Mondo - është atleti i vetëm i shkollave të mesme që ka kërcyer mbi 5.80 metra dhe ai e ka arritur një gjë të tillë këtë vit dy herë. Ai konsiderohet si kandidat për medalje në Kampionatin Botëror të Atletikës për të rritur në gusht, që do të mbahet në Londër.
Kjo është e jashtëzakonshme, duke e marrë parasysh se Duplantis është vetëm 17-vjeçar, një nxënës në Lafayette që garon në një disiplinë ku atletët janë të prirë për të arritur kulmin në fund të të 20-ave....(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Duplantis vendos tjetër rekord bote, i pari që kalon 6.30 metra në kërcim me purtek
-
Duplantisi i jashtëzakonshëm, vendos tjetër rekord botëror në kërcim me purtekë
-
Duplantis sërish me rekord bote
-
Duplantis i jashtëzakonshëm në kërcimin me purtekë, vendos rekord të botës
-
Duplantis përmirëson rekordin e botës në kërcim me purtekë