Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dukagjini mposht 89-shin në miqësore

Skuadra e Dukagjinit ka mposhtur Trepçën ’89 në ndeshjen miqësore në prag të edicionit 2022/23 në Superligën e Kosovës, që nis të shtunën e ardhshme. Ndeshja e luajtur të enjten në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, është mbyllur me rezultatin 2:0 në të mirë të ekipit vendas.

Ahmed Januzi dhe Dior Zabërgja ishin golashënues te skuadra e Dukagjinit.

Në xhiron e parë të sezonit të ri, Dukagjini e pret Prishtinën në shtëpi, ndërsa Trepça ’89 përballet me Dritën në Mitrovicë.

Artikuj të ngjashëm