Skuadra e Prishtinës ka triumfuar me rezultatin minimal 1:0 ndaj Trepçës ’89 në ndeshjen miqësore të luajtur të hënën në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq. Golin e vetëm në këtë përballje e ka shënuar Bujar Pllana.
Për 89-shin, kjo është humbja e parë në katër miqësore të luajtura gjatë fazës përgatitore për sezonin e ri. Ndërsa, Prishtina ka regjistruar fitoren e tretë karshi një barazimi, po ashtu në katër miqësore të zhvilluara.
E barazimin e ka pikërisht me Trepçën ’89, ndeshje kjo e luajtur më datën 6 korrik në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.
Artikuj të ngjashëm