Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dukagjini forcohet me Ardin Dallkun

Në prag të sezonit 2021/22 të Superligës së Kosovës në futboll, skuadra e Dukagjinit ka bërë të ditur përforcimin e ri. Klubi nga Klina të mërkurën ka prezantuar qendërmbrojtësin Ardin Dallku, që sezonin e shkuar ishte pjesë e Gjilanit.

"Klubi ynë edhe zyrtarisht ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin Dallku, i cili vjen nga skuadra e Gjilanit. Ardini është aktivizuar për tre vjet edhe në klubin e Vorsklës në Ukrainë", thuhet ndër të tjera në njoftim. Ardini është vëllai i trajnerit të Dukagjinit, Armend Dallkut.