Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita prezanton brazilianin Iran

Braziliani Iran Junior është përforcimi më i ri i Dritës. Ekipi nga Gjilani e ka prezantuar të enjten, brazilianin Iran, i cili ka firmosur kontratë deri në vitin 2025.

Iran, sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Ulpianës, kurse ka luajtur edhe te Teuta e Durrësit. Ai shënoi pesë gola në 30 ndeshje në edicionin 2021/22 të Superligës së Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Iran Junior është futbollisti më i ri i klubit tonë, FC Drita, ku edhe nënshkroi kontratë trevjeçare me ne. Ish-anëtari i KF Teuta dhe së fundmi i KF Ulpiana i është bashkuar Dritës dhe sot ishte jetë pjesë e stërvitjeve me klubin tonë. Edicionin që shkoi, Junior zhvilloi 30 ndeshje në Superligën e Kosovës dhe shënoi 5 gola. FC Drita i dëshiron suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët”, thuhet në njoftimin e Dritës.