Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita lidere, Nuhiu vlerëson lojën e Malishevës

Drita mposhti me rezultat minimal Malishevën, por mori pikët e plota. Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, tha se pavarësisht mungesave, lojtarët kryen me sukses detyrat që i patën.

“Luajtëm mjaftë mirë në aspektin defanziv dhe ishim shumë mirë të përgatitur. Kundërshtari luajti mirë po ashtu, kërkonte të dilte në fazën e sulmit nëpërmjet kundërsulmeve. Por ne ishim të kujdesshëm që të mos na kapnin në kundërsulme. Neve na penalizon edhe fusha që është e vështirë për të luajtur, por merita sot pati edhe kundërshtari. Ne kemi marrë shumë lojtarë të rinj, megjithatë, e kemi ditur se është vetëm çështje kohe inkuadrimi i tyre në grup. Më gëzon fakti se të gjithë janë në formë të mirë”, theksoi Nuhiu.

Drita pas 12 xhirove në Superligën e Kosovës në futboll është lidere, për momentin. Ka 22 pikë, një më shumë se Ballkani që e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Udhëtimin e radhës, Drita do ta ketë shumë të vështirë pasi i shkon Ballkanit në Suharekë.

Artikuj të ngjashëm