Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita forcon mbrojtjen me një kolumbian

Qendërmbrojtësi Juan Camilo Mesa është përforcimi më i ri i skuadrës së Dritës.

Futbollisti nga Kolumbia është prezantuar të martën te skuadra e Superligës së Kosovës. Mesa te Drita është transferuar nga Dinamo City e Tiranës, ndërsa me Dritën ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2025.

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për transferimin e kolumbianit Juan Camilo Mesa. Mesa luan në pozitë e qendërmbrojtësit dhe së fundmi ishte pjesë e Dinamo City nga kampionati shqiptar”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Dritës.

Image
Artikuj të ngjashëm