Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Draxleri mbetet te PSG-ja

Mesfushori gjerman Julian Draxler nuk do të largohet nga Paris Saint-Germaini në fund të këtij sezoni. E përditshmja franceze “L’Equipe” ka shkruar të hënën se Draxler ka rinovuar kontratën që i skadon muajin e ardhshëm dhe gjithçka do të bëhet zyrtare brenda pak ditëve nga ekipi francez.

Me rinovimin e kontratës, Draxler do të jetë pjesë e PSG-s deri në verën e vitit 2024. Mesfushori 27-vjeçar është pjesë e Parisit prej janarit të vitit 2017 kur iu bashkua nga Wolfsburgu derisa këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka bërë shtatë asistime në 32 paraqitje në të gjitha garat.